Këngëtarja dhe tekstshkruesja me origjinë dibrane, Bebe Rexha është prej kohësh një emër i famshëm e i dashur në tregun muzikor në SH.B.A. Ajo sapo ka publikuar këngën e fundit ‘The way I are’ në bashkëpunim me reperin Lil Wayne.
Ylli i Pop-it ka qenë në një turne në Evropë dhe pikërisht aty na ka zbuluar një detaj mjaft të rëndësishëm, ajo ka nevojë për një pasaportë të re! Bebe ka treguar në Instagram se pasaporta e saj aktuale i ka faqet plot me vula dhe nuk ka më hapësira të lira! Mos u habisni, me gjithë këto udhëtime në këtë stinë koncertesh, i ndodh edhe asaj!
I themi këngëtares së hitit ‘Take me home’ të aplikojë për të nxjerrë një pasaportë të re sa më shpejt, që të vazhdojë udhëtimet dhe koncertet!