KreuCelebrity

Lady Diana – ja si ishte Princesha, shumë më parë se t’u bënte e njohur!

U kthye në idhullin e shumicës dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe sot, pas shumë vitesh ndarje nga jeta. Gjithmonë pranë popullit, Lady Diana theu çdo barrierë të ngritur mes njerëzve dhe Pallatit Mbretëror. Si për të mos mjaftuar stili, Princesha nuk zbatonte as rregullat e protokollit të familjes më të famshme në Angli, edhe kur vinte puna tek stili i jetesës.

Në një prej dokumentarëve të shfaqur menjëherë pas vdekjes së saj, Diana paraqitej si e vetmja pjesëtare e familjes, që nuk nguronte të shkonte në kuzhinë, ta hapte vetë frigoriferin, pa nevojën e ndonjë shërbyesi për ta ndihmuar ose për t’i shërbyer. Pak ditë më parë publikuam një artikull, i cili zbulonte pse Princesha nuk mbante doreza kur takonte njerëzit. “Ajo nuk e imagjinonte dot të mos kishte kontakt direkt, kur shtrëngonte duart e njerëzve”, ishte rrëfyer kuratorja e ekspozitës mbi stilin ndër vite të Lady D. E cilësuar si një ndër frymëzimet më të mëdha në fushën e modës, Diana nuk mungonte asnjëherë të tërhiqte vëmendjen me paraqitjet e saj, duke u shndërruar akoma dhe më shumë në një figurë të adhuruar.

Por, si ka qenë Diana përpara se t’u njihte në sytë e gjithë botës? E fejuar në moshën 19 vjeçare, dhe e martuar vetëm një vit më pas, Princesha nuk e shijoi sa duhet periudhën e rritjes. Përpara se t’u përfshinte në Pallatin Mbretëror, Lady D bënte një jetë krejt normale, me ditë mbushur me aktivitete, si: mësime pianoje, punë të zakonshme e një stil krejt të përditshëm. Klikoni në galeri për të njohur një Princeshë ndryshe, nga fotot e fëmijërisë, deri tek ato që kemi parë gjithmonë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF