KreuCelebrity

Bella Hadid shokon me look-un e ri!

Bella, e vogla e familjes Hadid, për herë të parë bëri një ndryshim drastik në look në paraqitjen e saj në Met Gala disa muaj më parë.

Por, sot përmes një videoje të shkurtër në Instagram ajo na tregoi se ka bërë ndryshimin e radhës. Ajo i ka shkurtuar flokët akoma edhe më shumë, duke i prerë drejt dhe duke i dhënë edhe një nuancë ngjyrë kanellie.

Modelja është shfaqur me këtë look nëpër rrugët e New York-ut ku duket se ka marrë edhe pak ngjyrë. Ajo është veshur sportive me një kanatjere të bardhë, bizhu të arta si dhe me aksesorin që nuk i mungon kurrë, syzet e diellit!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF