KreuCelebrity

Sa bikini të vogla, Emily Ratajkowski!

Supermodelja Emily Ratajkowski na ka kujtuar dhe njëherë format e saj bombastike, teksa ka pushuar në plazhin e Los Anxhelosit ditën e djeshme. Nën shoqërinë e miqve, 26-vjeçarja është treguar më bujare seç duhet për objektivin fotografik të paparacit.

Veshur me bikini të zeza, gjoksi i plotë e trupi elegant ekspozoheshin edhe më shumë, nga masa e vogël e kostumit të plazhit. Ato çfarë ranë më shumë në sy, përpos trupit marramendës, ishin aksesorët që Emily kishte zgjedhur për paraqitjen e saj buzë detit. Bizhuteritë ngjyrë ari, bënë që supermodelja të shkëlqente këtë të martë. Vathët e mëdhenj në formë rrathësh, si dhe varësja përqark trupit, e veçuan Ratajkowski-n përsa i përket stilit. Rëndësi të veçantë mori edhe veshja përsipër bikinit: xhinse të shkurtra, një kanatjere e zezë me prerje të shurtër dhe ‘kimono’ e mëndafshit ngjyrë portokalli, i jepnin Emily-t një pamje sa verore, aq dhe plot stil.

Mesa duket, paparacit nuk i kanë mjaftuar vetëm dy ose tre foto, pasi modelja shihet në shumë poza provokuese, teksa relaksohet me miqtë në plazh. Klikoni në galeri për të parë fotot. Eh, Emily…!!!