Është një ndër supermodelet më në zë të momentit, ashtu sikurse dhe ndër më të kërkuarat. Bashkë me të motrën në industrinë e modës, Gigi Hadid merret si shembull, kur vjen puna tek të veshurit.
Nëse preferojmë xhinset, thjesht i hedhim një sy Gigi-t, ashtu sikurse për kombinimin vetëm me të bardha, për këpucët, stilin e flokëve e shumëçka tjetër. Por, mesa duket kjo verë e ka gjetur modelen ndryshe, me paraqitje krejt të veçanta. Po të vëresh veshjen e Hadid gjatë muajve qershor e korrik të këtij viti, gjithë çfarë të vjen ndërmend është stina e …vjeshtës! E kjo, jo pa arsye.
Çizme, mëngë të gjata, materiale të plota – janë këto disa nga zgjedhjet e supermodeles, e cila të çon drejt një përfundimi të vetëm: Gigi nuk njeh stinë. Kur vjen puna tek moda, Hadid është e gatshme për çdo sakrificë. Wow! Nuk e kishim njohur këtë anë të sajën. Klikoni në galeri për pesë paraqitjet më vjeshtë të mundshme, në mes të të nxehtit të korrikut…


Cara Delevigne, më futuriste se kurrë!

Bella Hadid shokon me look-un e ri!







Wow! Rita Ora ndryshon look!




Bebe Rexha pa pasaportë?





