Modelja e shndërruar në aktore, Cara Delevigne po vazhdon karrierën e saj në fushën e aktrimit. Paraqitja e saj në promovimin projektit të fundit kinematografik ‘Valerian and the City of a Thousand Planets’ nuk mund të kalonte në heshtje.
24-vjeçarja Delevigne u shfaq në premierën në Los Angeles me një veshje nga Iris van Herpen e cila i përshtatej më së miri subjektit të filmit. Fustani i saj i argjendtë të silltë ndërmend teknologjinë futuriste, hapësirën, alienët dhe robotët.
Duke qenë se ky rol kërkonte që Cara të kishte flokë të rruajtur, në premierë ajo kishte vendosur një paruke të stiluar bukur me flokë në formë valësh dhe një grim të lehtë.
Si gjithmonë me një paraqitje mahnitëse kjo vajzë!

Celebrity
Bella Hadid shokon me look-un e ri!







Celebrity
Wow! Rita Ora ndryshon look!




Celebrity
Bebe Rexha pa pasaportë?







