Kylie Jenner, njera prej vajzave të klanit të famshëm Kardashian-Jenner ia ka dalë të vërë në lojë të gjithë familjen e saj! As ju nuk do t’i vinit faj mamit Kris, apo jo?
Madame Tussauds, e famshme për realizimin e skulpturave të saj prej dylli të personazheve më të famshëm të showbizit ka realizuar së fundmi edhe një skulpturë të Kylie Jenner. Ajo ka zgjedhur të risjellë paraqitjen e Kylie-t në eventin Met Gala 2016-të, me një fustan të argjendtë nga Balmain. Kjo statujë dylli e cila kushon 350, 000 $ mban të veshur fustanin e vërtetë të Kylie-t në mbrëmjen e Met Gala.
Kylie i ka bërë një telefonatë në FaceTime familjes së saj për t’i prezantuar këtë risi dhe ka përfituar pasi asnjë nga klani Kardashian-Jenner nuk ishte në dijeni për realizimin e kësaj statuje dhe ka pozuar pranë saj. Ajo ka përdorur dhe filtrin e qenushit për t’i ngatërruar ata edhe më shumë. Pas një hutimi, është zbuluar se cila është Kylie e vërtetë dhe cila është statuja, sepse ajo nuk do të vishte kurrë një fustan dy herë!
Janë si dy pika ujë, bravo për realizimin Madame Tussauds! Po ju e dalloni dot cila prej tyre është Kylie?




Sa bikini të vogla, Emily Ratajkowski!




Cara Delevigne, më futuriste se kurrë!

Bella Hadid shokon me look-un e ri!







Wow! Rita Ora ndryshon look!



