KreuCelebrity

Aurela Gaçe gazetares: ‘O motra të plaçin sytë!’

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe spontane, por çfarë ka ndodhur sot që e ka bërë këngëtaren të shpërthejë në postimin e radhës?

Në lajmin që ka shkaktuar këtë shpërthim thuhej se Aurela së fundi është fokusuar vetëm te palestra, veçanërisht tek thesi i boksit dhe ka lënë pas dore projektet e reja muzikore. Ja postimi i plotë i saj:

‘Ooo motra…Mirë që bëni lajm që unë qëlloj thesin, por të paktën mos keqinformoni për punën sepse djersën time s’ja fal askujt të ma fshijë me gomë . . “AURELA KA DISA KOHË QË S’KA SJELLË PROJEKTE TË REJA ” thotë artikulli . .

O të plaçin sytë, po këto çfare janë? 3muaj më parë edhe 1 muaj më parë i kam bërë këto këngë me shumë djersë e kohë e të holla, e për pak ditë vjen tjetra këngë. Mos do nga një në javë ti motra?

Po që i bie thesit une e paske marrë vesh ti, projektet jo? . . Kush ju punëson juve moj xhaneeeeee Kush? Më mirë mos ta di kush je, se do të të kthej në thes për stërvitje. Meqë ti bëre “shaka me djersën time, më lejohet edhe mua pak shaka eeee. Edhe diçka “live ” në thonjëza shkruhet për ata që e kanë me thonjëza live-in. Kapish moj motra. Unë jam live prej vërteti, pa thonjëza o motraaaaaaa!’

Të paktën ky shpërthim i këngëtares Gaçe ka shërbyer në informimin e fansave të muzikës së saj se për pak ditë vjen një këngë e re!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF