32-vjeçari Cristiano Ronaldo, fitues katër herë i Topit të Artë dhe trupi më i bukur në botën e futbollit do të bëhet baba për herë të katërt.
Ylli i Real Madridit ka konfirmuar në mënyrë zyrtare supozimet e fansave në revistën spanjolle El Mundo se ai dhe e fejuara e tij Georgina Rodriguez janë në pritje të një fëmije.
Fëmija i parë, Cristiano Jr lindi në SH.B.A në vitin 2010 me një nënë identiteti i së cilës nuk u bë kurrë publik. Një muaj më parë erdhën edhe binjakët Eva dhe Mateo nga një nënë surrogatë. Kjo zgjedhje e tij shkaktoi shumë kritika, pasi Ronaldo e kishte një të dashur pranë. Megjithatë, ai u shpreh në El Mundo se tani i duhet të mësojë të ndërrojë pelenat sepse po vjen edhe një fëmijë tjetër në familje.
Georgina dhe Ronaldo u shfaqën bashkë publikisht në nëntor të vitit 2016, megjithatë frekuentoheshin shumë muaj më përpara, qëkur Rodriguez punonte si shitëse në një dyqan të Gucci-t në Madrid.





Sa bikini të vogla, Emily Ratajkowski!




Cara Delevigne, më futuriste se kurrë!

Bella Hadid shokon me look-un e ri!







Wow! Rita Ora ndryshon look!


