Është një nga mamatë më seksi shqiptare, e fiziku i saj bombastik ishte një ndër ato që tërhoqi më shumë vëmendje në lajmet për showbiz-in e personazheve të vendit tonë, verën e këtij viti. Me kontributin e dhënë në muzikë, Argjentina Ramosaj vazhdon të mbetet ndër personazhet e preferuar, e jo vetëm për anën artistike.
Duke na dhënë gjithmonë imazhin e një familje të lumtur, këngëtarja poston shpesh foto me bashkëshortin dhe djalin e saj të vogël, i cili feston sot ditëlindjen e tij të dytë. Ka qenë kjo arsyeja pse Ramosaj ka shprehur ndjenjat e saj tipike prej nëne, në një tekst jo fort të shkurtër. “Gëzuar ditëlindjen, arushi im i vogël Pooh! Ëngjëlli im bëri dy vjeҫ sot! Nuk më besohet që mbushi kaq! Ti sjell kaq shumë lumturi në jetën time Noah dhe ne jemi pafundësisht me fat, që kemi një djalë si ty! Pres me padurim të shoh ҫdo gjë që do të bësh në jetë! Mami dhe babi të duan mas shumti n’botë!”, është shprehur Argjentina, ku shihet fare qartë entuziazmi i saj në këtë dy vjetor. Noah konsiderohet si një ndër fëmijët më me stil ndër rradhët e të vegjëlve të të famshmëve shqiptarë, e kjo falë shijes në të veshur të së ëmës. Duke i uruar djalit sa më shumë ditëlindje të lumtura, ju ftojmë të klikoni në galeri për postimin e plotë.





Kush e surprizoi Venerën këtë pasdite?

Gëzuar ditëlindjen Gisele!










Sa bikini të vogla, Emily Ratajkowski!



