KreuCelebrity

Emina Cunmulaj shpalos flamurin shqiptar në mes të Greqisë!

U bënë disa javë tashmë që shohim shumë nga pushimet e Eminës në brigjet ballkanike. Në një udhëtim me familjen e miqtë, jahti i Cunmulaj ka lundruar në plazhe të ndryshme, ku përfshihen ato të Kroacisë, Malit të Zi, e së fundmi Greqisë.

Fillimisht, modelja ka postuar në My Story një foto në jaht, ku shihet duke pozuar me flamurin shqiptar. “Nuk arrita të shkoj në Shqipëri këtë udhëtim, por e solla shqiponjën time me vete”, ka shkruar Emina, duke e shoqëruar shkrimin me ikonën e flamurit shqiptar. Por, disa orë më parë, po të njejtim imazh, Cunmulaj e ka publikuar në profilin personal në Instagram, duke bërë një deklaratë akoma dhe më të fortë: “Jam shqiptare, bija e shqiptarit”. Në përshkrimin e postimit, modelja nuk ka nguruar të tregojë vendin ku ndodhet. Emina po qendron në një nga plazhet greke, por kjo nuk e ka penguar aspak të ngrejë lart flamurin shqiptar, duke shprehur dyfish ndjenjat e saj patriotike. Bravo, modeles! Klikoni në galeri për postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF