Mëngjesi i sotëm ka ardhur me lajme jo të mira për Greqinë dhe Turqinë, dy vendet të cilat u goditën nga tërmete deri në 7 ballë. Me dëme të shumta materiale e dhjetëra të plagosur, dukuritë natyrore të ndodhura së fundmi po frikësojnë ҫdo ditë e më shumë shtetasit e vendeve ballkanike. Por, e papritura ka qenë se një nga këngëtaret shqiptare është duke kaluar disa ditë në Turqi, e siҫ mund të imagjinohet, e ka ndjerë më së shumti një dukuri të tillë.
Ka qenë pikërisht Eli Fara, ajo e cila ka zgjedhur një ndër hotelet luksoze të këtij vendi, në ditët më të nxehta të verës. Në postimin më të fundit para pak minutash, Eli shkruan: “Shpëtuam nga tërmeti…”. Duke pozuar ulur në një nga ambjentet e hotelit, këngëtarja mesa duket ka bërë më tepër një deklarate për të gjithë ata që ishin të informuar mbi vendodhjen e artistes.
Eli shihet pa praninë e vajzës së saj, në këto ditë larg Shqipërisë, teksa kjo e fundit po kalon një sezon të tërë vere në destinacione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Epo, ditë me fat kjo për këngëtaren, pas gjithë ndodhive të fundit në Turqi. Klikoni në galeri për postimin e plotë.



Kush e surprizoi Venerën këtë pasdite?

Gëzuar ditëlindjen Gisele!










Sa bikini të vogla, Emily Ratajkowski!




Cara Delevigne, më futuriste se kurrë!

Bella Hadid shokon me look-un e ri!
