KreuCelebrity

Modeli që bashkoi motrat Jenner me të famshmet shqiptare, është i preferuari i kësaj vere

Duke qenë se trendet më të reja fillimisht përvetësohen nga VIP-at e huaj, pjesës tjetër nuk i mbetet gjë tjetër, veҫse të inspirohet nga supermodelet apo artistet amerikane. Edhe pse shpesh ka ndodhur që vajzat shqiptare të kopjojnë ato të huaja, ka dhe nga ato raste kur modelet thjesht janë të ngjashme, me një detaj që konsiderohet si ndër më të fundit e më në modë për një sezon apo një tjetër.

E tillë ka qenë dhe kjo verë, kur motrat Kylie dhe Kendall Jenner kanë sjellë në qendër të vëmendjes një prerje të veҫantë të pjesës së sipërme të veshjes. Me forma të vogla të lakuara në anë, ky model nxjerr akoma dhe më në pah pjesën e gjoksit, duke i dhënë bustit një pamje ndryshe. E para që zgjodhi një stil të tillë ishte Kylie, e cila kishte ekspozuar trupin me një fustan të bardhë në një nga eventet e shumta. Më pas, do të vinte Kendall, shfaqur me recipeta të tejdukshme, gjatë një seti mbi reklamimin e të brendshmeve. Nga vajzat shqiptare, me këtë model kishte spikatur Albana Osmani gjatë mbrëmjeve të kaluara në Kanë në maj të këtij viti. Fustanit të zi klasik të moderatores nuk i mungonte detaji më i famshëm i këtij sezoni, e për këtë u vlerësua jo pak. Me po të njejtën lloj veshje vendosi ta ekspozonte blogerja Estela Ujka, gjatë promovimit të një biznesi në Tiranë. Era Istrefi postoi para pak kohësh një foto në Instagram, ku paraqitej me një palë paliҫeta xhins, poshtë të cilave dalloje reҫipetat e zeza me këtë prerje të veҫantë në anë. Ndërsa, Xhensila Myrtezaj dhe Armina Mevlani e sollën në qendër të vëmendjes gjatë zhveshjes me bikini në plazh, secila me dy ngjyra të ndryshme. Në galeri do të gjeni personazhet e lartpërmendur. Si mendoni, cilës prej tyre i shkon më shumë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF