Sado e këndshme të duket nga jashtë, të jetosh në Pallatin Mbretëror nuk është aspak e lehtë. Rrrgullat, etika e protokolli, duhet të respektohen në çdo çast, nga çdo i pranishëm i kësaj familje. Një shembull i vështirësisë të së jetuarit në këtë mënyrë ishte Princeshë Diana, fundi i së cilës nuk ishte aspak i lumtur…
Përpos veshjes e sjelljes, zbulohet se Familja Mbretërore ka dhe një tjetër rregull, që dhe të vegjëlit e Princit dhe Dukeshës e kanë mësuar që kur kanë filluar të flasin. Janë tetë fjalë të ndaluara, ato që nuk i dëgjon kurrë në këtë familje. Dhe nëse mendoni se po flasim për terma të turpshëm apo ofendues, e keni gabim. Janë thjesht përcaktime, të cilat zëvendësohen nga sinonimet përkatëse. Lexoni renditjen e mëposhtme:
1.Dhomë ndenje
2.Tualet
3.Pardon
4.Kolltuk
5.Baba
6.Parfum
7.Tarracë
8.Oborr
Zgjedhje të çuditshme, por ja që etika rojale nuk është kaq e thjeshtë për t’u kuptuar.


A e njihni vëllain simpatik të Bebes?







Kush e surprizoi Venerën këtë pasdite?

Gëzuar ditëlindjen Gisele!









