Mund të renditet e para ndër personazhet shqiptarë, lidhur me zgjedhjen e bërë mbi destinacionin turistik të kësaj vere. Rreth një javë më parë mësuam se kishte udhëtuar drejt Bangkokut, dhe mesa po shohim pushimet për të vazhdojnë. Floriana Garo ka vizituar Tajlandën, e fotot e publikuara në rrjetet sociale janë thjesht mahnitëse. Por, imazhi më i fundit të lë vërtetë pa frymë!
Përpos bukurive natyrore dhe arkitekturore të këtij vendi, moderatorja ka provuar një eksperiencë ndryshe, nga ato të rrezikshmet, që i tejkalojnë kufijtë e imagjinatës. Në një video të postuar në My Story, Floriana shihet e shtrirë krah një tigri…Po, e lexuat mirë! Garo jo vetëm që nuk duket e frikësuar, por nuk ka nguruar as të përkëdhelë këtë krijesë, që konsiderohet si ndër më të egrat në botë. Ndërsa, në një tjetër foto, moderatorja shihet teksa pozon pranë tigrit të sapo-zgjuar. E kujt ia merrte mendja që Floriana do të ishte kaq e guximshme? Klikoni në galeri për postimet e plota.




A e njihni vëllain simpatik të Bebes?







Kush e surprizoi Venerën këtë pasdite?

Gëzuar ditëlindjen Gisele!







