KreuCelebrity

Shokë si Ana dhe Arditi, vështirë se do të gjeni…

Ana është fare e vogël, dhe erdhi në jetë kur çifti Gjebrea ishin mësuar me idenë e të paturit vetëm Jonin, që në atë kohë e kishte kaluar adoleshencën. Mesa duket, Arditi po shijon çdo gëzim nga fillimi, e këtë e dëshmon marrëdhënia e veçantë që ka me më të voglën e familjes.

Ju kujtohet kur e çoi Anën në sera, për të mësuar mbi mbjelljen dhe vjeljen e fruta-perimeve? Kaluan disa ditë, dhe të dy bashkë i pamë në një fabrikë vezësh, ku Ana do të merrte informacion për një tjetër fushë. Ndërsa të shtunën, babi Arditi e ka planifikuar siç e meriton fundjava. “Lumi Vjosë – gati për rafting!”, ka shkruar ai poshtë fotos, në të cilën shihet krah për krah të bijës, gati për këtë eksperiencë lundrimi në bukuritë e natyrës shqiptare.

Si dy shokë të ngushtë, Ana dhe Arditi gjenden gjithmonë pranë njëri-tjetrit, gjatë aktiviteteve të ndryshme. E ku ka më bukur, se sa një marrëdhënie e tillë mes vajzës dhe të atit? Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF