KreuCelebrity

Pse lëkura e Jennifer Lopez duket më mirë se e një 20-vjeçareje?

Kemi folur pafund për J-Lo, fizikun e saj që nuk ndjen peshën e moshës, si dhe për mënyrën e shëndetshmë si kalon jetën. Vithe e këmbë të tonifikuara, bark e krahë me muskuj, dhe një lëkurë që shkëlqen po aq sa e një vajze të re… Si është e mundur? Kaq gene perfektë të ketë patur Jennifer? Duke marrë parasysh imazhin e mamasë e të motrës, nuk mund të bazohemi plotësisht tek trashëgimia genetike.

E kemi lexuar me dhjetëra herë dietën e Lopez,  e nuk mund ta mohojmë se 47-vjeçarja bën sakrifica të shumta për rezultate mahnitëse. Nga ana tjetër, kemi plot femra VIP, që format fizike i kanë në nivelin e duhur, por lëkura i tradhëton, duke krijuar rrudha ose varje në pjesën e poshtme. Kjo nuk ka ndodhur ende me këngëtaren, e padyshim që pas kësaj fshihen kontribute të jashtme jo të pakëta. J-Lo ka zbuluar se në moshë më të re, është kujdesur që të mos ta ekspozojë pothuajse fare fytyrën në diell. Ashtu sikurse rrëfen se konsumimi i tepërt i perimeve të freskëta gjatë ditës, ka bërë që lëkura e saj të mos humbasë freskinë. “Dihet tashmë që unë nuk përdor as lëndë narkotike, as alkool, as kafe”, ka thënë artistja, për të përforcuar bindjen se një dietë e shëndetshme, nuk sjell gjë tjetër veçse një trup të shëndetshëm. E si për ta përmbyllur, Jennifer shorehet: “Dhe më vjen keq t’ju thyej pritshmëritë, por konsumimi i një sasie të madhe të ujit në ditë, është sekreti i bukurisë”…Eh, J-Lo të bën të mos gjesh më justifikime!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF