KreuCelebrity

Takimi i Elvanës me Eminën, bëhet realitet në Mykonos!

I kushtuam disa rreshta këtyre dy të famshmeve, kur Emina dëgjonte “Forever Is Over” në brigjet kroate. ‘Elvana dhe Emina, së bashku në Kroaci!’ paska qenë një ogur i mirë, më tepër se sa një titull, pasi vajzat janë takuar realisht këtë herë!

Në këtë prag pasditeje, Cunmulaj ka postuar një foto në Instagram, ku shihet nën shoqërinë e Elvanës. Nuk dihet nëse kjo ka qenë e planifikuar apo gjithçka i përket rastësisë, por një gjë është e sigurt: takimi i tyre në Mykonos ka tërhequr jo pak vëmendje! “Pak Champagne e pak Rose. E kallim Mykonos së bashku”, ka shkruar Emina, entuziazmi i së cilës dallohet qartazi. Me po aq gëzim e ka pritur këtë bashkim edhe këngëtarja, e cila i kthen këtë koment: “Më në fund, Emina! Fytyrë po aq e bukur, sa shpirti dhe mendja!”

Natyrale e krejt të thjeshta në paraqitje, vajzat mesa duket kanë patur të njejtën mendje për veshjen, pasi në të dy rastet dominon e bardha në ngjyrë. Sa do të zgjasë ky takim? Kjo ende nuk dihet, edhe pse presim të shohim më shumë nga të famshmet në ditët në vijim. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF