Po shohim suksese të shumta nga ana e saj, e për këtë kemi folur jo pak. Gjithë çfarë presim tani nga Dua Lipa janë projektet e reja, por këtë herë këngëtarja ka vendosur të shfaqet si kurrë më parë…
Dua ka publikuar një foto ndryshe nga të tjerat, ku shihet totalisht e zhveshur, duke mbuluar zonat intime me një peshqir të bardhë. Një realizim i tillë nuk ka qenë aspak i zakontë, jo vetëm për nga natyra, por edhe nga emri që fshihet pas tij. Mario Testino mesa duket i ka besuar imazhit të Lipës për prezantimin e fotove seri, të quajtura ‘Towel Series’. “Pafund e nderuar. Falemnderit Mario Testino që më përzgjodhe për serinë tënde të peshqirëve. Të dua”, ka shkruar Dua poshtë postimit, i cili ka marrë në pak minuta mijëra komente e pëlqime, një prej të cilëve vinte nga Chiara Ferragni. Një fillim i mbarë i këngëtares ky, si përfaqësuese në botën e modelingut. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.



















