KreuCelebrity

Jennifer Lopez apo Rita Ora: cilës i shkojnë më shumë?

E mbani mend kur shkruajtëm për Beyonce, e cila inspirohej nga J-Lo për paraqitjen? Epo, mbretëresha e popit nuk është e vetmja fanse e Jennifer. Lopez është marrë gjithmonë si shembulli përfaqësues i femrës seksi, jo vetëm fizikisht, por edhe për stilin e saj personal. E në fund të fundit, nuk është çudi që jo pak vajza kërkojnë ta imitojnë.

Kur vjen puna tek rradhët e të famshmeve, frymëzimi ndodh zakonisht mes artisteve më të reja, ndaj atyre më të hershme. I tillë ka qenë dhe rasti i Rita Orës, e cila para pak kohësh është prezantuar me një model flokësh krejt ndryshe. Të prera shkurt e kaçurrela, këngëtarja ndau publikun në dy pjesë, kur erdhi puna tek favorizimi i një transformimi të tillë apo jo. Të njejtin stil e kishim parë shumë më parë tek J-Lo, kur kjo e fundit ishte në xhirimet e një filmi serial. Modelet janë identike, sa po të shohësh vetëm flokët, vështirë të bësh dallimin nga njëra tek tjetra. Në galeri do të gjeni imazhin e të dy këngëtareve. Si mendoni, cilës i shkojnë më shumë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF