Jemi në mes të sezonit veror dhe VIP-at botërorë e vendas, na kanë dhuruar jo pak nga çastet më të bukura gjatë pushimeve. Me përzgjedhje destinacionesh larg vendit mëmë, personazhet më në zë janë vënë në qendër të vëmendjes në një tjetër mënyrë. Ekspozimi i trupave nëpërmjet kostumeve të plazhit ka qenë ndër qellimet kryesore të femrave, e kur ka ardhur puna tek të famshmet shqiptare, kjo temë është prekur gati çdo javë.
Pamë fotmat e tyre bombastike, bikinit e tendencave më të fundit, por plazhi nuk kërkon vetëm kaq. Një nga aksesorët e pandashëm të këtij sezoni janë syzet e diellit, pas të cilave të gjithë rendim ditëve të nxehta. Vajzat shqiptare nuk kanë nguruar të na tregojnë përzgjedhjet e tyre për këtë sezon. Duke favorizuar më shumë të zezën dhe materialin pasqyrë, të famshmet tona nuk e shohin versionin transparent si një opsion për verën. I kemi parë me të tilla modele në pranverë, por mesa duket këto tre muaj vajzat kanë preferuar të provojnë diçka ndryshe. Klikoni në galeri për t’u inspiruar nga personazhet. Cili model ju pëlqen më shumë?



















