E kishim pritur për një kohë të gjatë, ashtu sikurse emocionet e tyre për këtë event të shënuar, na kishin shoqëruar për ditë të tëra. Dhe ja, kjo pasdite gjen Orinda Hutën dhe Turjan Hyskën duke kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare.
Ideuar në natyrë, pranë një restoranti në dalje të Tiranës, dekori i ambjentit i është besuar Geraldina Sposa, ashtu sikurse edhe fustani i nusërisë së Orindës. Ndër rradhët e të ftuarve ka patur plot miq kolegë, edhe pse shoqëruesit e Turit, mesa duket kanë qenë shokët ose të afërmit e tij.
Orinda është shoqëruar nga i ati drejt altarit, ndërsa atmosfera e muzikës ende nuk ka filluar. Në pritje të më shumë postimeve nga miqtë e jo vetëm, mund ta themi me siguri që Turi ka qenë më i emocionuar se kurrë, pasi në njërën nga fotot shihet i përlotur, teksa parakalon para të ftuarve, dorë për dore me bashkëshorten. Epo, kështu e ka kjo ditë e shënuar! Të trashëgoheni, Orinda dhe Turi! Klikoni në galeri për imazhet.



















