Dasma e tyre ishte një përrallë e bukur, siç Orinda edhe e kishte ëndërruar dhe planifikuar çdo gjë. Alegria, muzika e mirë, miqtë dhe të ftuarit, dekori, kështjella e Petrelës dhe çdo detaj dëshmon në një përkujdesje të madhe të çiftit Orinda Huta dhe Turjan Hyska. Përmes postimeve të miqve të Orindës dhe Turit Bordo ka plotësuar këtë pazëll festiv të paharrueshëm për çiftin dhe të ftuarit. ‘Të dua sa të jetë jeta!’ kënga që Turi i dedikoi Orindës ishte pikërisht momenti më kulmor i dasmës, që emocionoi nusen e përlotur dhe të ftuarit. Ndërsa e bënë edhe më të paharrueshme këtë ngjarje interpretimet e Aleksandër Gjoka, ku në një moment atij iu bashkua edhe kantautori Ardit Gjebrea në këngën hit “Ditë Dimri”. Një interpretim mbreslënës për të ftuarit por edhe për vetë artistët, siç e ka komentuar vetë Gjebrea në profilin e vet në Instagram. Por, Gjebrea nuk e ka lanë me kaq. Ai ka bërë një përshëndetje speciale për dy këngëtarët e tij të dashur, që i ka parë teksa rriten dhe kurorëzojnë dashurinë e tyre ndër vite. Së bashku me vajzën e tij Anna, Arditi ka interpretuar këngën e mrekullueshme “Kur të jesh mërzitur shumë”, ku në këtë rast befasoi jo pak edhe interpretimi i vogëlushes, e cila duket se do të jetë trashëgimtarja e talentit artistik të Gjebreas. Aurela Gaçe dhe Dj.Vin Veli kanë mbajtur ndezur dasmën, si artistët e zgjedhur nga çifti për natën e martesës së tyre. Ndërkohë, përshëndetën me performancën e tyre muzikore live edhe Redon Makashi e grupi ‘Produkt 28’, pjesë e se cilit ka qenë edhe Turi. Mes të ftuarve nuk kanë munguar edhe miq të njohur të çiftit, të cilët i përkisnin sa televizionit ku punojnë aq edhe këngëtarë të njohur. Orinda ishte mjaft elegante me fustanin e bardhë të nusërisë, me bisht të gjatë prapa. Ndërsa Turi, nuk mund t’i shpëtonte traditës pa e djegur shaminë e beqarit. Urime çiftit dhe tani siç e do tradita “Me trashëgime”!



















