Është një nga meshkujt më seksi britanikë, një talent i cili po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Hollywood. Mes shumë projekteve filmike, Tom Hardy ka arritur të rrëmbejë zemrat e qindra vajzave e vëmendjen e shumë regjisorëve, duke u përfshirë në prodhime kinematografike dinjitoze.
Por, në filmat e fundit, si: ‘Revenant’, filmi i fundit i triologjisë së Nolan, ‘Mad Max’ e ‘Dunkirk’, aktori shihet me një pjesë të fytyrës së mbuluar. E çuditshme kjo, për aq kohë sa nga katër veprat e lartpërmendura, vetëm dy tituj vijnë nga i njejti regjisor. Me pak fjalë, tre mendje të ndryshme, kanë zgjedhur të njejtën metodë, me po të njejtin aktor. Një fenomen të tillë e shpjegon Christopher Nolan, që sqaron, ndër të tjera, zgjedhjet e tij personale për tek ‘Batman’ dhe projekti i fundit. Regjisori anglez është mahnitur nga performanca e Hardy-t si antagonisti në ‘Dark Knight’, duke deklaruar se ësht mahnitur nga aftësitë e aktorit për të performuar vetëm me sytë dhe pjesën e ballit. Kështu, Nolan ka vendosur që këtë herë t’i japë gati të njejtën sfidë për ‘Dunkirk’, në mënyrë që Hardy të shfaqë dhe më shumë nga vetja. Super aktor, Tommy-boy!



















