KreuCelebrity

Sekretet e fizikut rinor të 48-vjeçares Jennifer Aniston!

Në listën e të famshmeve që luftojnë moshën reale, ekzistojnë dy vende të para: një për Jennifer Lopez, dhe një për Jennifer Aniston. Moshataret janë kampionet e renditjes së femrave afro të 50-tave, që ngjajnë si 20-të. Trupi i përkryer i Aniston ka shtyrë fansat e saj të aludojnë se kjo nuk është gjë tjetër, veçse hakmarrja e natyrës ndaj Angelina Jolie (eh..). Por, cilat janë në të vërtetë sekretet e aktores, për fizikun e saj që sfidon kohën?

Konsumon ushqim të shëndetshëm, edhe kur anashkalon dietën e zakonshme.
Është një adhuruese e flaktë e makaronave, dhe si e tillë nuk mund të mos i konsumojë disa herë gjatë muajit. Për këtë arsye, edhe këtu Aniston bën një zgjedhje të zgjuar: lazanjë vegjetariane. Mbushur me perime dhe djath, Jennifer përfiton ushqimin e preferuar, duke ruajtur linjën e të shëndetshmes.

Mëngjesi ideal.
Nëse këshilloheni me dietologë të zotë, do t’ju rekomandojnë përfitimin e kalorive të duhura, në vaktin e parë të ditës. Për këtë arsye, mëngjesi i përditshëm i Aniston konsiston në një fetë bukë integrale, shoqëruar me një vezë të skuqur lehtë, dy feta domate, dhe tre të tilla avokado. Po, vetëm kaq.

Ruan të njejtën linjë të të ushqyerit përgjatë gjithë vitit.
Jennifer nuk beson në dieta që nisin e mbarojnë, sa herë dëshirojnë njerëzit. Aktorja nuk devijon nga linja e saj e të ushqyerit, kështu ajo rekomandon konsumimin e frutave dhe perimeve, litrave të pafundme të ujit, si dhe sugjeron përdorimin sa më pak të sheqernave.

Vaktet e saj ditore nuk janë edhe kaq argëtuese.
Disi e trishtueshme, por rezultatet dëshmojnë të kundërtën. Ndoshta, konsumimi i trangujve, qepëve të kuqe, djathit, stikave, fasuleve, mentes e majdanozit, do të ishin vërtetë të mërzitshme në përditshmëri, por hej, po flasim për (format e) Jennifer Aniston!

Kurrë nuk stërvitet njësoj.
Jennifer beson se ndjekja e të së njejtës rutinë në ushtrimet fizike, nuk jep më rezultate pas disa kohësh, pasi muskujt mësohen me të njejtat lëvizje. Kështu, ushtrime ndryshe për çdo ditë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF