Sezonet e spektakleve televizive kanë mbaruar, e më në fund po shohim pak relaks në rrejtet sociale të moderatorëve më në zë të momentit. Një nga emrat më të njohur është edhe Ardit Gjebrea, i cili ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar, të paktën këtë periudhë të shkurtër kohore. Por, e mbrëmshmja e ka gjetur Arditin me një shqetësim tipik prej prindi, e kjo nuk lidhet vetëm me vajzën e tij të vogël.
E mbani mend sa shkruajtëm për kujdesin e moderatorit ndaj Anës, të cilën e njohu me ambjente pune, të llojit serë apo fabrikë vezësh? Një përkushtim i tillë u vlerësua jo pak nga ndjekësit e Arditit, por ja që jo çdo gjë varet nga prindi! Në postimin më të fundit në Instastory, Gjebrea ka publikuar një video, ku shihen katër fëmijë (një prej të cilëve Ana), të fokusuar në ekranin e celularit. Pa krijuar asnjë kontakt me njëri-tjetrin, të vegjlit duken të zhytyr në një tjetër botë, shumë larg reales e pranisë të shokëve përreth. “Brezi që vjen…”, ka shkruar Arditi, i cili duket qartazi që e sheh këtë si shqetësim për një brez të paformuar mirë ende. Eh, sa e sa prindër ndajnë të njejtin mendim me Gjebrean! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.