Nuk i shpëtoi dot as moderatorja Rudina Xhunga postimit të fotove buzë detit me bikini nga destinacioni ku ka zgjedhur të pushojë.
Ajo na ka treguar se ka shkuar në bregdetin fantastik të Sazanit bashkë me familjen e saj. E veçanta e fotos së moderatores është se ka pozuar brenda nën ujin e kristaltë e të kulluar të Jonit, duke treguar ngjyrën lejla e çiklaminë të bikinit. Të jetë ky një truk i moderatores për të fshehur linjat trupore?
Ajo ka zgjatur duart rreth të bijës, vogëlushes Alana e cila e pret e ulur në breg të detit. Nënë e bijë po shijojnë pushimet në natyrën e bukur bregdetare të Jugut.



















