Selfie – fjala magjike e ditëve të sotshme. Nuk ka rëndësi nëse je i famshëm ose jo, pasi të fotografuarit e vetes është kthyer tashmë në një akt të pashmangshëm. Tani, imagjinoni veten në mes të një rruge mes natyrës, duke u përpjekur për të bërë selfie-n perfekt, e i dashuri që ju pret brenda makinës, teksa ju filmon duke qeshur…Eh, ky është rasti i Shakira-s me Pique, të cilët nuk lënë çast pa shfaqur dashurinë e tyre.
Këngëtarja është penguar nga era, që shtyn flokët të mbulojnë fytyrën e Shakirës. Kjo ka bërë që krijuesja e hitit “Hips don’t lie” të qendrojë me minuta të tëra në mes të rrugës, për të arritur imazhin e dëshiruar. Pique ka përfituar nga rasti për të xhiruar një video, teksa dëgjohet që komenton me zë: “Po përpiqet që të bëjë një foto dhe unë kam gati gjysmë ore që e pres brenda në makinë, deri sa ta realizojë”. Shakira e ka kapur mat bashkëshortin, duke i kërkuar të mos tallet më me të. Epo, edhe të çiftet e të famshmëve i provojnë këto vuajtje të ëmbla. Klikoni në galeri për postimin e plotë.