KreuCelebrity

Rita Ora në Xhamajka, por plazhin nuk e shijon si duhet!

Kishte ardhur momenti që Rita të zbulonte destinacionin e saj të pushimeve, e vend më tropikal se Xhamaika, vështirë se mund të gjente. Tejet entuziaste për përzgjedhjen e bërë, mund të themi me siguri se këngëtarja i ka rritur temperaturat me postimet e bëra në këto pak ditë. Bikini të vogla, forma provokuese, pozime seksi – janë të gjitha këto, që na shtyjnë të mendojmë se Ora po kalon një kohë po aq të magjishme sa duket në foto. Por, jo çdo gjë po shkon si duhet për artisten!

Paraqitur me kostumin e plazhit me flamurin xhamajkan, e një varëse trupi ngjyrë ari, gjithçka duket tejet normale për Ritën, deri sa lexon përshkrimin e këngëtares poshtë postimit: “Nuk mund të notoj”…Wow! Mes gjithë energjisë dhe talentit që e karakterizon, Ora zbulon se ka diçka që nuk di të bëjë. Disi e çuditshme kjo, për aq kohë sa noti nuk kërkon aftësi të veçanta, por mesa duket Londra e ka mbajtur Ritën më pranë shiut, e më larg detit. E bukura në gjithë këtë qendron në faktin se fansat e kanë mbështetur menjëherë artisten, duke i deklaruar se ky nuk është ndonjë problem i madh. Madje, disa prej tyre kanë këmbëngulur se gjithçka duan është të shohin Ritën teksa pozon për ta. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF