KreuCelebrity

Xhemi Shehu me dy dhëndurë!

Trupa e aktorëve të show-t të humorit “Portokalli” po vazhdon turneun nëpër Shqipëri “Verë dhe Portokalle”. Aktorët, sidomos moderatorja e spektaklit Xhemi Shehu na përditësojnë vazhdimisht me datat e spektakleve dhe me foto nga momentet e udhëtimeve,  si dhe ato më argëtueset prapa skene.

Gjatë ditës së sotme, Xhemi ka postuar për ndjekësit një foto selfie më aktorin Bes Kallaku për të cilin shkruan se ai është një dhëndër i ardhshëm. Por, fotoja tjetër e saj na zbuloi diçka të re. Ajo na ka treguar se edhe aktori Irgen Çela do të martohet së shpejti, “Me një tjetër dhëndër të ardhshëm” shkruan moderatorja në përshkrimin e fotos së dytë.

Duket se kjo qënka një stinë dasmash edhe për aktorët e humorit shqiptar! Urime!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF