KreuCelebrity

Kate Middleton di si të shfaqet e mahnitshme dy herë me një veshje

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, me stilin e saj të adhurueshëm mbretëror që e karakterizon, di me të vërtetë se si të na mahnisë edhe në rastet kur shfaqet në publik dy herë me të njëjtën veshje.

Kur i pëlqen një veshje e bukur, sidomos nën brand-in e dizajnerave britanikë si Alexander McQueen, ajo guxon dhe e rikthen një veshje edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve. Pikërisht një veshje të mrekullueshme të bardhë të McQueen, ajo e kishte veshur në 100-Vjetorin e Betejës së Passchendaele në Belgjikë. Kjo është e njëjta veshje me të cilën Kate u shfaq në ceremoninë e pagëzimit të vogëlushes Sharlotë në korrik të 2015-ës. Ndryshimi ishte tek aksesorët: në paraqitjen në Belgjikë Dukesha kishte vendosur në jakë një spilë të veçantë me lulëkuqe, si edhe një kapele mbretërore më elegante. Ajo di se si të duket shumë bukur e me klas, si gjithmonë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF