KreuCelebrity

Veshja që nuk mungon kurrë në valixhen e udhëtimeve të pallatit mbretëror

Gjatë turit të saj në Gjermani dhe Poloni, Dukesha e Kembrixhit na dëshmoi se nuk i mungonte kreativiteti, kur vinte puna tek përzgjedhja e veshjeve të duhura. Të gjithë e kujtojmë fustanin e dizenjuar apostafat në nderim të Polonisë, ashtu sikurse kishte luajtur në të njejtin drejtim me detajin e fshehur në veshjen e Berlinit.

Sipas protokollit të pallatit mbretëror, veshja që nuk duhet të mungojë kurrë në valixhen e turit të pjesëtarëve të familjes më të famshme angleze, lidhet drejtpërdrejtë me një rast, të cilin të gjithë dëshirojmë ta shmangim. Asistentët e Dukeshës apo Mbretëreshës sigurohen që të paketojnë kostume apo fustane të zinj, në rastin e ndonjë fatkeqësie mortore gjatë vizitave në vende të ndryshme. Për shembull, në vitin 1992, babai i Princeshë Diana-s, Lord Spencer, ndërroi jetë gjatë kohës kur ajo dhe Princ Charles po kalonin pushimet dimërore në Alpe. Ҫifti u pa i veshur kokë e këmbë me të zeza, gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi.

Ky është një protokoll strikt, i cili është ndjerkur prej kohësh dhe vazhdon të ndiqet me po aq përpikmëri. Kur babai i Mbretëreshës, Mbreti Xhorxh VI, ndërroi jetë më 1952, Elisabeta ishte në Kenia. Në atë kohë, ajo nuk kishte asnjë veshje të përshtatshme me vete për një rast të tillë. Mbretëresha nuk u lejua t’u fotografonte, deri sa stafi u sigurua t’i sillte një veshje të zezë. Ajo u ndërrua në avion, gjatë fluturimit nga Kenia në Angli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF