Modelja me famë botërore Emina Çunmulaj po shijon pushimet verore në Malin e Zi. Duket se modelja po i shijon në maksimum këto pushime në vendlindjen e saj e rrethuar nga natyra e bukur e fshatit, bregdeti dhe peizazhet fantastike që ofron ky vend.
Sot, Çunmulaj na ka surprizuar duke postuar një foto në të cilën ka hipur mbi një traktor dhe ndoshta edhe po e nget atë. Krahas saj, por në sinkron shihet e vogla Ella e hipur mbi një biçikletë fëmijësh me tre rrota. Foto më të bukur këtë mbrëmje vështirë se do të shihni! Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e ndjekësve të cilët e kanë uruar dhe përgëzuar bukuroshen me origjinë shqiptare. Sa bukur nënë e bijë! Lum si ato që gëzojnë pushimet në një natyrë të tillë!
Ajo ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit në Instagram foto të panumërta duke treguar jetën e fshatit, perëndimin e bukur që shijon me bashkëshortin dhe vajzën, momente duke mbledhur fruta të freskëta dhe duke treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare. Emina ka treguar se po edukon edhe vogëlushen Ella të njihet me vendlindjen e saj, madje në një postim pak ditë më parë ka shkruar se e bija është shumë e lumtur nga jetesa në fshat.