KreuCelebrity

Vesa Luma (thjesht) nuk mundet më!

Është një nga vajzat më energjike të shoubiznesit shqiptar, gjithmonë me ambicie për projekte të reja dhe tendencën për ta kthyer ҫdo këngë në hit. E përkushtuar shumë ndaj Liamit të vogël, Vesa Luma përfshihet tek të famshmet aktive për sa i përket rrjeteve sociale. Edhe pse shohim më shpesh foto apo video të vogëlushit të saj, nuk kanë qenë të pakta herët kur Vesa ka shfaqur anën e revoltuar të karakterit. Sot, mesa duket ka qenë një tjetër fenomen ai që ka inatosur Vesën, e për këtë do ta kuptojmë të gjithë nga pak.

I jemi shumë mirënjohës shpikjes së telefonave, por ndonjëherë teknologjitë më të fundit bëhen shkaktar të stresit të pakuptimtë tek njeriu. Imagjinoni si do të ndiheshit po të shikonit se aplikacioni i mesazheve është i mbushur plot me të tillë. Eh, e këtu nuk po flasim për 50 apo 100, por për plot 334 tekste të palexuara nga ana e Vesës, që mesa duket ka hequr dorë një herë e mira nga përgjigja ndaj tyre. “Thjesht nuk mundem!”ka shkruar këngëtarja në postimin më të fundit në Instagram, duke lënë të kuptohet se këtë herë është tepruar puna me mesazhet. Kush është fajtor për këtë indinjim? Mos ndoshta duhet të kthejmë sytë nga Big Basta…?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF