KreuCelebrity

E gjeni dot se për çfarë e frymëzoi ishulli i Capri-t Lorin?

Trashëgimtarja e Top Medias Lori Hoxha prej disa ditësh ka mahnitur ndjekësit në Instagram me bukuritë e ishullit të Capri-t, destinacionit të radhës ku ajo po shijon pushimet.

Bregdet me plazhe fantastike dhe xhiro përrallore me varkë në këto ditë italiane për Lorin. Ishte hera e parë që ajo vizitonte Capri-n dhe u dashurua menjëherë me peizazhet mbresëlënëse të  këtij vendi. Përveç natyrës së bukur të këtij destinacioni të lakmuar nga yjet, Lori na ka treguar se i ka shërbyer edhe si burim frymëzimi për diçka të veçantë. Nuk do na shkonte ndonjëherë në mendje se Lori, një vajzë fashionista mund të kishte edhe një dëshirë të tillë. Ajo na ka zbuluar se do t’i pëlqente shumë që të ishte një interior designer, pra një arreduese e ambienteve të brendshme, në një jetë tjetër. Jo vetëm natyra, por edhe arredimi klasik i ambienteve të këtij ishulli e kanë bërë për vete atë. Ja fotoja e postuar prej saj:

Jemi të sigurtë se me shijen që e karakterizon, Lorit mund t’i shkojë edhe një profesion i tillë!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF