KreuCelebrity

11 të famshmet shqiptare, që do t’ju inspirojnë për paraqitjen tuaj gjatë pushimeve!

Bikini, trupa bombastikë, forma trupore mahnitëse – le ta pranojmë, që nuk kemi parë pak nga ky sezon veror. Yjet ndërkombëtarë janë vënë në qendër të vëmendjes, që në fillimet e qershorit, por të famshmit tanë e kanë shtyrë disi ditën e nisjes së pushimeve për këtë vit. Megjithatë, destinacionet e përzgjedhura na kanë bërë përshtypje për mirë, e larmishmëria në këtë pikë nuk ka lënë për të dëshiruar.

Pamë Floriana Garon, teksa shëtiti në vendet e mahnitshme të Tailandës. Viola Spiro zbuloi dashurinë për bregdetin, ndërsa personazhe si Vera Lumani apo Elvana Gjata, na dhuruan më tepër pamje gjatë vizitave në qytet. Emina Cunmulaj nuk u pengua nga luksi i shëtitjes me jaht në brigjet ballkanike, kështu që modelja na dhuroi disa nga momentet më të bukura, sa në tokë, aq dhe në det. Duke lënë mënjanë bikinit, për të cilat kemi folur gjatë, na lind ideja të eksplorojmë më tej mbi veshjet që vajzat tona kanë përgjedhur përgjatë pushimeve. Tendencat drejt dizenjove me lule, busteve me flutura dhe barkut të ekspozuar, kanë qenë ndër më të preferuarat e të famshmeve shqiptare, duke mbushur kështu rrjetet sociale me postime plot ngjyra. Në galeri do të gjeni 10 personazhe, të cilat mund të jenë inspirim i mirë mbi paraqitjen tuaj gjatë këtij sezoni veror, në bregdet apo gjatë  vizitave në qytete të tjera. Si mendoni, cila është veshur më bukur?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF