KreuCelebrity

10 fotot që vërtetojnë se Kanye dhe North West kanë një ngjashmëri të frikshme!

Lindja e North West shkaktoi shumë thashetheme e situata komike, e kjo jo pa shkak. Emri i përzgjedhur për vogëlushen, bëri që ҫifti Kim-Kanye të ishin shënjestra e të gjithë komenteve negative, për aq kohë sa kuptimi në gjuhën angleze tingëllonte mjaft qesharak. Por, ja që North u rrit e të gjithë u mësuan me emrin e saj, duke e përqendruar vëmendjen dikur tjetër.

Naiviteti prej fëmije ka shtyrë vajzën e Kim, që jo rrallë herë të shfaqë publikisht bezdisjen që i shkakton (që tani!) fama. E kemi parë teksa qante në sfilatën e të atit, ku qendronte e ulur krahë për krahë Anna Wintour. Ashtu sikurse mimikat e saj të egërsuara ndaj fotografëve, kanë bërë ndjekësit e Kardashian-ëve të qeshnin pafund. Para pak kohësh, mamaja e North u mburr në rrjetet sociale, me një foto të sajën dhe të vajzës, ku pretendonte se dukeshin njësoj. Epo, kjo ndoshta është thjesht egoja prej nëne e Kim, sepse North, si shumica e vajzave, duket njësoj si Kanye. Madje, disa foto vërtetojnë se ngjashmëria mes tyre është e frikshme…! Paparacët kanë kapur disa nga ҫastet më të bukura të këngëtarit dhe vajzës së tij, ku shihet qartë se gjestet apo shprehia në fytyrë mes të dyve, është thjesht identike. Klikoni në galeri për të parë 10 imazhet, disa prej të cilave do t’ju shkaktojnë të qeshura pafund.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF