KreuCelebrity

“Forever is over” mahnit  Francën!

Këngëtarja Elvana Gjata këtë verë është më në formë se kurrë! Bashkëpunimi i saj me Dee Jay-n e mirënjohur David Guetta rezultoi një sukses i paparë dhe në pak kohë u shndërrua në një hit veror.

Elvana na ka treguar me shumë emocion përmes profilit të saj të Instagramit se ka performuar hitin e verës “Forever is over” në një event mjaft të rëndësishëm muzikor në Francë, ajo ka marrë pjesë në turneun veror muzikor të organizuar nga radio NRJ, një nga radiot më të mëdha e më të rëndësishme në Francë.

Performanca e këngëtares është pritur me shumë duartrokitje e entuziazëm dhe nuk kemi dyshim se turneu do të vazhdojë po me kaq sukses sa në Francë. Bravo Elvana, na bën krenarë gjithmonë e shumë! Në galeri do të gjeni fotot nga eventi si edhe postimin e radio NRJ.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF