KreuCelebrity

Hueyda El Saied prezanton kitaristin më të ri në qytet!

Është një nga personazhet më të dashur shqiptarë, që nga fillimet e karrierës së saj, e deri më tani. Gjithmonë në qendër të vëmendjes, Hueyda El Saied di si të na bëjë edhe më argëtuese fundjavën.

Balerina ka zbuluar një nga kitaristët më të rinj, madje e quan pa hezitim “Jimmy Hendrix junior”! Edhe pse emri i tij i vërtetë është Gabriel, energjia që e karakterizon të ngjason me atë të Hendrix. Me një kitare lodër në dorë, duke i ardhur përqark dhomës, i vogli i Hueydas duket fiks si një instrumentist profesionist. Koka plot kaçurela, të bën t’i japësh akoma dhe më shumë të drejtë balerinës kur e krahason me humor të birin me Hendrix. Duke marrë parasysh natyrën kreative të së ëmës, nuk është aspak habi që Gabrieli të bëhet një kitarist me famë botërore në të ardhmen! Klikoni në galeri për postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF