KreuCelebrity

Kush e ka veshur më mirë: Rihanna apo Emilia Clarke?

Prada prezantoi një super-koleksion për vjeshtën e këtij viti. Ndër të gjitha punimet, ai që ra më shumë në sy ishte fustani rozë, i stiluar me thekë e pupla në pjesën e poshtme. Si i tillë, nuk mund të mos anashkalohej nga ajo, mbretëresha e popit dhe e modës – ajo që nuk lë rast pa tërhequr vëmendje.

Po flasim për Rihanna-n, e cila përzgjodhi një veshje të tillë për një nga premierat e ‘Valerian’. Gjoksi bombastik e format e rrumbullakosura, i sollën Riri-t vetëm shkëlqim. Por, këngëtarja nuk ishte e vetmja që u dashurua pas Prada-s. Një ndër aktoret kryesore të ‘Game of Thrones’, Emilia Clarke, ka pozuar për kopertinën e një reviste me po të njejtin fustan. Shumë elegante e plot hijeshi, aktorja i dha një tjetër kuptim kësaj veshje. Një gjë është e sigurt: ngjyra rozë i shkon shumë të dyjave. Klikoni në galeri për të parë paraqitjet e Riri-t dhe Emilia-s. Cila nga vajzat i ka dhënë më shumë hijeshi fustanit?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF