Është një ndër të famshmet e prodhuara nga Disney, e që nga ajo kohë Hilary Duff është cilësuar si një ndër femrat më të bukura e më të ëmbla në Hollywood. Por, së fundmi aktorja është bërë shënjestër e komenteve negative, e kjo për shkak të trupit pak mbi-peshë e të mbushur me celulit.
Situata nuk ka mbetur pa një përgjigje nga ana e Duff, e cila është inatosur shumë me të tilla kritika. “Trupi më ka bërë dhuratën më të bukur të jetës time: Luca-n, para pesë vjetësh”, ka deklaruar ajo, duke iu referuar djalit të saj. “Në shtator mbush 30 vjeç dhe trupi im është mjaft i shëndetshëm. Vajza, le të krenohemi për çfarë kemi e mos t’i shpenzojmë ditët tona të çmuara duke shpresuar të ishim më të bukura e më ndryshe”, ka vijuar më tej ylli i Disney. E si për të mos mjaftuar deklarata tejet e gjatë e Duff, aktorja e mbyll gjithçka ka shkruar me shprehjen: “Më puthni prapanicën”, drejtuar kjo të gjithë komentuesve negativë. E guximshme, Hilary!


Kujdes me dekoltenë, Beyonce…!







Gëzuar ditëlindjen, Barack Obama!

Alketa Vejsiu nuk përmbahet më!







Anxhela Martini nxeh plazhet e Ibiza-s!


