KreuCelebrity

Jennifer Lopez shtatzënë?!

Aktualisht, është në xhirimet e një seriali, por kjo nuk e largon aspak Jennifer Lopez nga rrjetet sociale. Me flokët e saj (tashmë) kaçurrela, këngëtarja di si të tërheqë vëmendjen në çdo formë të mundshme. Por, postimi më i fundit ka bërë që fansat të çmenden me komente, duke aluduar mbi diçka sa të mundur, aq dhe të pamumdur.

Duke pozuar ulur përpara një pasqyre, veshur me një kanatjere të bardhë ngjitur pas trupit, J-Lo duket e mbushur në pjesën e barkut. Kaq ka mjaftuar që adhuruesit e saj të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme. Dashuria e saj më e re për të fejuarin aktual bën të mos habitesh për diçka të tillë. Nga ana tjetër, mosha e 48-vjeçares ngre jo pak pikëpyetje, edhe pse ka patur së fundmi plot raste shtatzënie, edhe tek femrat që i kanë kaluar të 50-tat. Energjia dhe mënyra e saj e jetesës e fa vorizojnë një fenomen të tillë, e kjo ende mbetet një hipotezë e fansave. Më poshtë do të gjeni foton e J-Lo. Si mendoni: është Jennifer në pritjen e ëmbël, apo mosha ka ndikuar në trupin e artistes…?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF