KreuCelebrity

Era Istrefi nxeh skenën në Rumani!

Këngëtarja Era Istrefi është shndërruar në një yll e cila me punën dhe performancat e saj muzikore, çdo ditë e më shumë na krijon bindjen se suksesi i saj në tregun ndërkombëtar nuk është fare i largët.

Dje Era ka performuar live hitet e saj më të njohura në festivalin Untold në Rumani. Performancat e saj kanë qenë të zjarrta dhe janë brohoritur nga publiku dhe fansat e shumtë. Nuk mund të mungonte në këtë paraqitje skenike edhe një look ekstravagant i këngëtares. Ajo ka zgjedhur të bëjë për vete publikun me një veshje të zezë top thuajse transparente gati-gati topless, një palë xhinse të shkurtra të grisura që i nxirrnin në pah vithet dhe këpucë-sandale të zeza lëkurë me rripa.

Paraqitja kaq seksi e Istrefit shpërthyese e ka nxehur edhe më shumë atmosferën në skenën rumune.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF