KreuCelebrity

Serena Williams, Baby Shower “Pin Up” si në vitet ’50-të!

Kampionia e fushave të tenisit, Serena Williams është në pritjen e ëmbël dhe ka realizuar festën Baby Shower me mikeshat e saj të zemrës, me një temë tepër klasike të veçantë. Ajo ka zgjedhur modën e viteve ’50-të, në Palm Beach të Florida-s!

Në këtë mbrëmje festive për bebin e ardhshëm të yllit botëror  të tenisit, nuk mund të mungonte e motra Venus, si dhe mikesha të saj si Ciara, Kelly Rowland apo Eva Longoria të cilat gjithashtu kishin respektuar në veshjet e tyre temën e kësaj feste të bukur. Secila prej të ftuarave Vip, edhe pse kishin udhëtuar milje të tëra për të mbërritur në destinacion, ishin kujdesur që të paraqiteshin elegante dhe me një look festiv unik.

Serena pritet të lindë fëmijën e parë në stinën e vjeshtës. Në galeri do të gjeni momente të gëzueshme e mjaft argëtuese të vajzave pjesëmarrëse në Baby Shower-in e saj!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF