Është duke shijuar suksesin e saj ndërkombëtar, e këtë e vërtetoi disa ditë më parë gjatë një koncerti në Francë. Përpos rrugëtimit të saj jashtë vendit, ajo që ka ndryshuar tjetër është edhe paraqitja e Elvanës. Shfaqur me një stil ndryshe e ambicien që shpalos në çdo set fotografik, këngëtarja na tërhoqi vëmendjen për diçka tjetër.
Në disa momente të ndara me fansat në Instagram gjatë vizitës në Shqipëri, buzët e Elvanës duken shumë më të zmadhuara se më parë. Duke krahasuar imazhet e saj në daljet e para, me ato të cilat po shohim sot, artsitja vë jo pak në dyshime. Natyrisht, kalimi i viteve lë gjurmë tek njeriu, për mirë apo për keq qofshin ato. Megjithatë, buzët e këngëtares duken shumë më të plota se më parë, duke na shtyrë të bëjmë pyetjen: vërtetë Elvana i është drejtuar ndërhyrjeve estetike? Edhe pse askush nuk mund të flasë me siguri për këtë pjesë, në galeri do të gjeni imazhet krahasuese, e ju vetë gjykoni nëse këngëtarja ka zgjedhur një mënyrë të tillë apo gjithçka ka ardhur si pasojë e ndryshimeve natyrale?
Si i inkurajon Aurela nënat e reja?
Ku gjen paqe Elvana Gjata?
Look-u i ri i Rihanna-s na shokoi fare!
Luana, një sirenë në botën nënujore!
Era Istrefi nxeh skenën në Rumani!
“Forever is over” mahnit Francën!
Jennifer Lopez shtatzënë?!
