Cilësohet si një ndër ish-Presidentët më të dashur amerikanë, si për aspektin politik, ashtu dhe për jetën e tij personale. Për sa i përket kësaj të fundit, të paktën në opinionin publik, çifti Obama është modeli i një familje të shëndoshë e të mirë-organizuar. Vajzat e Barack, Malia dhe Sasha, janë pikërisht në moshën kur femrave iu zgjohet interesi për meshkujt dhe anasjelltas. Por, çfarë mendimi ka Obama lidhur me këtë fenomen?
“E vërteta është që ndjehem shumë i qetë, për dy arsye. E para lidhet me Michelle, që ka qenë gjithmonë shembulli perfekt i vetëbesimit dhe dëshmisë se nuk të duhen djemtë për të të thënë si dukesh apo të ndikojnë në mënyrën se si e sheh veten. Nga ana tjetër, shpresoj që dhe unë të kem ndikuar për mirë me mënyrën se si e trajtoj dhe respektoj gruan time, kështu që besoj se Malia dhe Sasha janë vajza të forta dhe inteligjente, për të cilat nuk ke pse merakosesh”, ka deklaruar Obama gjatë një interviste, duke surprizuar jo pak me një mendim të tillë. Kështu, ish-Presidenti amerikan u shndërrua në një baba model dhe frymëzues për shumë familje, duke treguar pa problem besimin që ka jo vetëm tek vajzat, por dhe ndaj gruas së tij. Figura perfekte atërore, me pak fjalë!



Ku gjen paqe Elvana Gjata?



Look-u i ri i Rihanna-s na shokoi fare!

Luana, një sirenë në botën nënujore!

Era Istrefi nxeh skenën në Rumani!

“Forever is over” mahnit Francën!

Jennifer Lopez shtatzënë?!





Kujdes me dekoltenë, Beyonce…!




