Jetëgjatësia e martesave në Hollywood nuk është nga ato më idealet, e ky fenomen ka thyer jo pak herë zemrat e fansave. Një rast i tillë ka qenë dhe ai i Brad Pitt dhe Jennifer Aniston shumë vite më parë, ndërsa kjo e fundit ka dëshmuar gjithmonë se jeta vazhdon e koha shëron plagët. Kështu, lumturisht e martuar me Justin Theroux prej dy vitesh tashmë, aktorja ka përjetuar një emocion të veçantë.
Data 6 e këtij muaji shënon përvjetorin e dytë të martesës për çiftin, e kjo nuk është anashkaluar nga bashkëshorti i Aniston. Me postimin e një fotoje në Instagram, Theroux nuk ka nguruar t’i shtojë disa doza ëmbëlsie këtij eventi të shënuar. Imazhi i Jennifer duke puthur Justin në faqe, është shoqëruar nga ikonat emojii të aplikacionit, përkatësisht: një shigjetë, një zemër dhe një dorë që tregon numrin dy. Në 2015, çifti mbajti një ceremoni shumë private, në të cilën morën pjesë shumë pak të ftuar. “Është shumë më mirë kur një ditë kaq e veçantë kalohet mes miqsh të ngushtë e të afërmeve. Kërkonim një ambjent të qetë, jo atmosferë të rrëmujshme”, është shprehur Theroux gjatë një interviste. Postimi i tij ka bërë fansat të shpërthejnë në urime e komente pozitive, duke i vënë në dukje çiftit shpresën për të vazhduar sa më gjatë me njëri-tjetrin. Se ku i dihet, Hollywood mbetet në fund të fundit…


Ku gjen paqe Elvana Gjata?



Look-u i ri i Rihanna-s na shokoi fare!

Luana, një sirenë në botën nënujore!

Era Istrefi nxeh skenën në Rumani!

“Forever is over” mahnit Francën!

Jennifer Lopez shtatzënë?!





Kujdes me dekoltenë, Beyonce…!





