KreuCelebrity

Vesa, lëvdata këngëtares: “Edhe 200 kg i mban mirë!”

Dita e sotme e ka gjetur Vesa Lumën me postime mbushur me Liamin dhe bashkëshortin e saj. Duke na dhuruar dhe një herë imazhin e një familje të shëndoshë, plot dashuri e lumturi, këtë herë këngëtarja na ka befasuar me një tjetër qendrim personal. Suporti i dhënë ndaj imazhit të një artisteje shumë të njohur për këdo, ka treguar jo pak mbi opinionin e Vesës për rëndësinë e formave fizike tek personazhet publikë, e jo vetëm.

“Edhe 200 kg i mban mirë”, ka qenë komenti i këngëtares, lidhur me një nga fotot më të fundit të Rihanna-s. Pjesëmarrëse si çdo vit në festën e karnavaleve, Riri nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës me paraqitjen e përzgjedhur. Më shumë e zhveshur se sa e veshur, artistja ka vërtetuar dhe një herë që nuk i intereson aspak (!) mendimi i të tjerëve mbi shtimin e saj në peshë. Rihanna duket qartazi se mbart ca kilogramë më tepër mbi supe, por fansa si Vesa as që i vënë re këto detaje jo dhe kaq të rëndësishme. E në fund të fundit, Riri mbetet njësoj, me gjithë sharmin e seksualitetin që e karakterizon, pa i bërë përshtypje komentet keqëdashëse e negative. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF