KreuCelebrity

Këto janë motrat sozi të Kim Kardashian dhe Kylie Jenner

E mbani mend që folëm pak ditë më parë për sozinë e Gigi Hadid? Epo, ka ardhur koha t’ju prezantojmë me dy motra shumë të ngjashme me Kim Kardashian dhe Kylie Jenner. Sonia dhe Fyza Ali duken ekzaktësisht njësoj si dyshja më e përfolur e klanit Kardashian, e kjo ka lënë jo pak vend për komente.

Motrat janë blogere, të cilat jetojnë në Dubai dhe Kuvajt, e me aq sa përflitet, Sonia dhe Fyza kanë shpenzuar jo pak në kirurgjinë plastike, për t’u dukur si Kim dhe Kendall. Ndjekësit e tyre në rrjetet sociale i kanë akuzuar mbi kopjimin e dyshes së famshme, duke i vënë në dukje hapur tendencën për imitimin e Kardashian-Jenner. Blogeret nuk janë ndalur nga opinione të tilla, duke ofruar kopjet më perfekte të yjeve televizivë. Klikoni në galeri për imazhet.