Kendall Jenner është vënë në qendër të vëmendjes javën e shkuar për shkak të një fature 24 dollarëshe të postuar nga një kamarier në rrjetet sociale. Super-modelja ka paguar një shifër të tillë për një kokteil në një nga baret e Los Anxhelosit, teksa në letër shihet qartë se e famshmja nuk ka lënë asnjë cent më tepër bakshish. Kamarieri e ka publikuar një fakt të tillë duke shkruar me ironi: “Mos harroni t’i lini bakshish kamarierit”.
Ky postim e ka ndarë publikun në dy pjesë: ato pro dhe ato kundër Jenner. Kjo e fundit nuk ka nguruar të përgjigjet ndaj asaj që u cilësua si tema e javës, duke shkruar: “Zot, tani qenka problem të japësh bakshish kesh”. Me pak fjalë, Kendall ka dhënë versionin e saj të historisë, duke rrëfyer se paratë e shërbimit nuk janë dhënë me kartë. Ndoshta ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është vënë në shënjestër të komenteve negative për shkak të lidhjes së saj me këtë familje. Epo, ndonjëherë duhen parë të dyja anët e medaljes…




Ç’ka ndodhur me buzët e Elvanës?!



Si i inkurajon Aurela nënat e reja?





Ku gjen paqe Elvana Gjata?



Look-u i ri i Rihanna-s na shokoi fare!

Luana, një sirenë në botën nënujore!

Era Istrefi nxeh skenën në Rumani!

“Forever is over” mahnit Francën!

Jennifer Lopez shtatzënë?!
